E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takohet me kongresmenet Engel dhe Delahunt

Ne kuader te vizites se tij ne Washington DC, Zevendeskryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme z. Ilir Meta zhvilloi disa takime te rendesishme ne Kongresin Amerikan, ku u prit nga Kongresmeni Eliot L. Engel, drejtues i grupimit pro-shqiptar ne Kongresin Amerikan dhe njekohesisht Kryetar i Nen-Komitetit per Hemisferen Perendimore ne Komitetin e Marredhenieve me Jashte, si dhe nga Kongresmeni William D. Delahunt, Kryetar i Nen-Komitetit per Evropen. Meta e njohu Kongresmenin Eliot Engel, me zhvillimet me te fundit ne rajon, situaten rreth procesit te njohjes se pavaresise se Republikes se Kosoves nga shtete te tjera, si dhe me reformat e ndermarra nga Qeveria shqiptare ne kuader te pershpejtimit te procesit te integrimit ne BE. Nga ana e tij Kongresmeni Engel vleresoi punen e Qeverise shqiptare dhe reformat e suksesshme te saj, te cilat kane ndikuar prekshem ne procesin e sigurt te integrimit evropian. Gjithashtu z. Meta dhe z. Engel biseduan per hapat qe duhen ndermarre per te rritur numrin e shteteve qe do te njohin pavaresine e Republikes se Kosoves ne te ardhmen. Gjate takimit me Delahunt, z. Meta beri nje pasqyre te procesit te integrimit evropian te Shqiperise, reformave te Qeverise shqiptare si dhe te ceshtjes se liberalizimit te vizave. Gjithashtu z. Meta e njohu Kongresmenin me rolin e Shqiperise ne OSBE, si dhe me projektin e vendit tone per te siguruar kryesimin e kesaj organizate ne vitin 2014. Delahunt shprehu gatishmerine e tij per te ndihmuar Shqiperine ne procesin e saj te integrimit, duke shprehur bindjen se vendi eshte ne rruge te sigurt drejt Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›