SHBA, ish-presidenti Bush i nënshtrohet një operacioni në zemër
UASHINGTON - Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W Bush u operua sot në zemër për shkak të një bllokimi të arterieve dhe parashikohet të rinisë aktivitetin e tij normal brenda kësaj jave, njoftoi zyra e tij.
"Bush, 67 vjeç dhe që jeton në Dallas të shtetit Teksas, iu nënshtrua një operacioni për futjen e një tubi që lehtëson qarkullimin e gjakut në një nga arteriet e zemrës", citon më tej i njëjti burim.
"Operacioni u përmbyll me sukses dhe pa komplikacione",- citoi një komunikatë e zyrës së ish-presidentit Bush.
"Presidenti Bush ndodhet në gjendje të mirë dhe po nxiton të kthehet në shtëpi nesër dhe të rifillojë aktivitetin e tij normal të enjten", theksoi komunikata.
(er.nu/BalkanWeb)