E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zëri i Rusisë”: Në Maqedoni stërviten terroristë

SHKUP - Radioja ruse "Zëri i Rusisë" pretendon se ka informacione se në Maqedoni po stërviten të ashtuquajtur terroristë islamik për sulme vetëvrasëse me bomba. Ky lajm është transmetuar sot nga shumica e mediave maqedonase, të cilat kanë shkruar se burimet e radios ruse bazohen në informacione sekrete të shërbimit sekret rus në Ballkan.

Sipas këtij lajmi, qëllimi i stërvitjeve është krijimi i një të ashtuquajture aleancë islamike në Ballkan, midis Bosnjës, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, pjesës jugore të Serbisë dhe Malit të Zi.

"Po rekrutohen boshnjak dhe shqiptarë me pamje sllave, për të kryer aktivitete terroriste në tërë botën, për shkak të vështirësisë së identifikimit dhe zbulimit të tyre", - thekson radioja ruse.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›