E Shtunë, 31 Tetor 2026

Furgoni më luksoz në botë

SHBA - Nga jashtë, duket si një furgon i zakonshëm. Por, brenda ka shumë modifikime dhe pajisje luksoze, që mund t’i bëjë xheloz edhe ata që kanë vila. Një kompani që modifikon makinat ka zbuluar krijimin e saj të fundit, një furgon i cili është kthyer në një dhomë hoteli me pesë yje.

Lexani Motorcars ka krijuar Reale, i cili është një furgon Mercedes-Benz Sprinter B6 i blinduar.

Furgoni është e veshur me lëkurë Alcantara dhe përmban sendilje lëkure të qepura me dorë, një kuzhinë, tualet luksoz, lavaman të larë në flori, dysheme mermeri dhe madje edhe një raft të fshehur për pallto. Furoni luksoz, Reale duket i thjeshtë nga jashtë dhe mund të kalojë si një furgon i zakonshëm.

Por, dizajni i brendshëm përmban pajisjet më të mira në treg, që gjenden vetëm në jahte dhe avionë privatë. Që nga fillimi i vitit 2010, Lexani ka siguruar automjete me porosi për atletët profesionistë, yjet e Hollivudit dhe për zyrtarë qeveritarë në mbarë botën.

Një zëdhënës tha se: “Çdo automjet është hartuar duke përdorur vetëm materiale të cilësisë më të lartë, mobilje dhe zdrukthëtari, me vëmendje të pakrahasueshme në detaje.”

Zëdhënësi tha se Lexani do të bëjë çdo përpjekje për të përfshirë kërkesat specifike të klientit për pajisje shtesë, për të krijuar një automjet unik ‘për biznes apo qejf.’

(er.nu/krokodili/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Furgoni më luksoz në botë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›