E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: 3 kushtet për përmirësimin e gjykatave

Në analizën vjetore të Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshik Spahiu, ka theksuar se për përmirësimin e punës në gjykata, duhet të plotësohen disa nevoja themelore . Sipas Spahiut këto janë nevoja për një infrastrukturë më të mirë, nevoja për një rroga më të larta dhe nevoja për më shumë siguri ndaj gjyqtarëve edhe në jetën e tyre private . Kreshnik Spahiu ka theksuar se një sistem i mirë i drejtësisë është kusht për integrim në Bashkimin Europian.
Ndërkohë gjatë kësaj analize ka folur edhe Artan Zeneli , kryetari I Gjykatës së Tiranës i cili është shprehur se 2009-ta ka qenë viti I parë që proceset gjyqësore janë tejzgjatur aq shumë , prandaj sipas tij është nevojë emergjente që të plotësohen vendet vakante të gjyqtarëve .
Ndërkohë Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani deklaroi se minstria e Brendshme do të fokusohet në investime në infrastrukturë , e veçanërisht për gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.

Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani ka theksuar gjithashtu se një rol thelbesor është roli individual përformanca dhe ndërgjegjja e çdo gjyqtari .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›