E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-ja dhe K.Jugut monitorojnë nëndetëset koreanoveriore

Lajmi bëhet i ditur nga marina koreanojugore, e cila me anë të një komunikate theksoi se marrëveshja me SHBA-të ka si qëllim t’i mundësojë dy aleatëve përmirësimin e shkëmbimit të informacionit rreth nëndetëseve koreanoveriore.

''Dy shtetet vendosën të bashkëpunojnë në kuadër të një manovre kundër përhapjes së armëve bërthamore ndërmarrë nga Uashingtoni që do të përdoret për ti dhënë fund trafikut të armëve që kryehet nga Koreja e Veriut në ujërat që rrethojnë gadishullin'', vijon komunikata.

Kjo marrëveshje u arrit pas përshkallëzimit të tensioneve mes dy koreve qeprej fundosjes së luftanijes koreanojugore nga Koreja e Veriut me 26 mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›