Bashkimi Evropian shton sanksionet ndaj Iranit
Presidentët dhe kryeministrat e 27 vendeve detajuan një sërë sektorësh për të cilat Bashkimi Evropian do të marrë masa të reja për të sanksionuar mungesën e bashkëpunimit nga ana e Teheranit. Kështu, është planifikuar bllokimi i investimeve në sektorin e naftës dhe të gazit, reduktime në sektorin e transportit, të sigurimit dhe atë bankar.
Nga ana tjetër, Rusia kundërshtoi ashpër sanksionet shtesë ndaj Iranit. “Rusia është jashtëzakonisht e zhgënjyer që as Shtetet e Bashkuara e as Bashkimi Evropian nuk ua vënë veshin thirrjeve (të Rusisë) për t’u përmbajtur nga hapat e tillë”, theksoi zv/ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.