E Diel, 1 Nëntor 2026

Belgjika, gati të marrë presidencën e radhës së BE-së

"Ne do të zbatojmë frymën e Traktatit të ri të Lisbonës'', premtoi ministri i Punëve të Jashtme, Steven Vanackere, ndërkohë që Spanja, e cila mban presidencën e radhës së BE-së kërkoi të mbajti disa dispozita të ish-traktatit, në mënyrë të veçantë për sa i përket organizimit të samiteve të mëdha dypalëshe mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të treta në Spanjë.

Vanackere siguroi se ''Belgjika do t'i japë liri të plotë presidentit të përhershëm të BE-së, belgut Herman Van Rompuy, si dhe shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton me të cilën Evropa duhet të flasë jo vetëm me një zë''.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›