E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja e angazhuar për eksplorimin e Marsit

UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë angazhuar, pavarësisht vështirësive buxhetore, të dërgojnë astronautë në Mars në 20 vitet e ardhshme, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

"Udhëtimet drejt Marsit janë destinacionet përfundimtare të njerëzimit dhe qëllimi i NASA-s", theksuan burimet zyrtare vendase.
"Ky program mbështet këtë qëllim", shtuan burimet.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka propozuar kohët e fundit në Kongres një buxhet prej 17,7 miliardë dollarësh për NASA-n në vitin 2014, një ulje në krahasim me vitet e kaluara.

Por, pavarësisht vështirësive aktuale buxhetore, SHBA-ja mbetet e angazhuar për eksplorimin e Marsit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›