Kurbin- Ekzekutohen dy persona me armë zjarri, shpallet në kërkim autori
Kurbin- Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri në qytetin e Kurbinit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Kuqe të Kurbinit. Burime nga policia bëjnë të ditur se dy shtetasit kanë mbetur të vdekur pas një ekzekutimi me armë zjarri, për arsye ende të panjohura.
Sipas policisë, viktimat janë shtetasit Dede dhe Luigj Vuka, ndërsa mësohet se autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Ende janë të paqarta shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punon për kapjen e tij.