E Diel, 1 Nëntor 2026

Arben Malaj përjashtohet nga lista për deputet në Vlorë: Kandidoj i pavarur

Arben-Malaj1Tiranë- Një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Socialiste, Arben Malaj është lënë jashtë listës së PS-së për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit.

Mësohet po ashtu se zoti Malaj ka vendosur të kandidojë si deputet i pavarur në Vlorë.

Ende pa mbaruar mbledhja e kryesisë së PS-së, Malaj tha se vendimi që e la jashtë listës ishte tërësisht individual i Edi Ramës.

“Vendimi ka qenë i Edi Ramës, nuk kam absolutisht asgjë me Edi Ramën, mua më vjen keq për PS-në, jo për veten time. PS dështin për të mundur qeverinë berisha”,- tha Malaj.

Po ashtu jashtë listës së PS-së është lënë edhe një tjetër figurë e njohur e PS-së, Arben Isaraj.

Listat e 23 qershorit, mbeten ende mister kandidaturat e PD-së dhe PS-së

pd-dhe-psNdërkohë që afati për shpalljen e listës së kandidatëve për deputetë po vjen drejt përfundimit, rreth orës 24:00 të së hënës, në të dyja kampet politike kryesore në vend nuk ka ende një verdikt përfundimtar se cilët janë emrat e qarqet përkatëse ku do të përplasen.

Në selinë rozë të gjithë janë përfshirë në ethet e formulimit të listës përfundimtare, e cila do të dorezohet sot në KQZ. Gjatë konsultimeve të sotme me zotin Rama, kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini ishte i vetmi që ka shpenzuar një kohë të gjatë në zyrën e shefit të opozitës.

Në listë pritet të ketë prurje të reja, largime por edhe zëvendësime në vendet ku do të kandidojnë si deputetë të përzgjedhurit e Ramës.

Nga sa është mësuar deri tani Edi Rama do të kryesojë listën e Vlorës, Ben Blushi të Elbasanit, Pandeli Majko Tiranën, Mimi Kodheli Lezhën, Bashkim Fino Korçen dhe Blendi Klosi Durrësin. Tek LSI-ja Ilir Meta mësohet se do të kandidojë në qarkun Tiranë,  Lefter Koka në Durrës e Nasip Naço në Berat.  Në qarkun Fier lista do të kryesohet nga Petrit Vasili. Monika Kryemadhi mundet të jetë e para në listen e qarkut Lezhë e Shkëlqim Selami në Vlorë. Sakaq Edmond Haxhinasto do të kryesoje listën në Elbasan.

PD, ende mister emrat e listës 

Në kampin blu sakaq ka pak rrjedhje informacioni se kush do të jetë pjesë e listës për deputetë. Lista në orën 20:00 do ti paraqitet për miratim kryesisë. Sali Berisha do të jetë në krye të Tiranës, Jozefina Topalli në Shkodër, Ridvan Bode ne Korçe, Sokol Olldashi në Fier, Astrit Patozi në Vlorë, Arben Imami në Elbasan, Flamur Noka në Kukës.

Sakaq mbetet i paqartë statusi i Princ Lekës, nëse ai do te jetë apo jo kandidat për deputet në listën e selisë blu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›