E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-ja heq presidentin birman nga lista e zezë

UASHINGTON - SHBA-ja hoqi zyrtarisht emrin e presidentit birman, Thein Sein nga lista e zezë e personave që janë bërë objekt i sanksioneve amerikane për pjesëmarrjen në represionin politik në Birmani.

Uashingtoni nuk ka bërë asnjë koment rreth këtij vendimi, njoftuar në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit, ndërkohë që presidenti amerikan, Barack Obama u takua dje në mesditë në Shtëpinë e Bardhë me Aung San Suu Kyi, figurë emblematike e opozitës birmane.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›