SHBA jep 10 mln dollarë për kokën e liderit të milicisë Kataeb Hezbollah

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka bërë të ditur se ka lëshuar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për këdo që jep informacion dhe që çon në kapjen ose ndalimin e veprimtarisë së Ahmad al-Hamidawi, udhëheqës i milicisë Kataeb Hezbollah (Kata’ib Hezbollah) në Irak, e mbështetur nga Irani.
Programi “Rewards for Justice” akuzon grupin se është përgjegjës për sulme ndaj objekteve diplomatike amerikane në Irak, rrëmbime të qytetarëve amerikanë dhe vrasje të civilëve irakianë të pafajshëm.
Al-Hamidawi ka marrë trajnim politik, ushtarak dhe të inteligjencës nga Korpusit i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) dhe drejton operacionet e milicisë.
Muajin e kaluar, grupi rrëmbeu gazetaren amerikane Shelly Kittleson në Bagdad. Ajo u lirua disa ditë më vonë, me kusht që të largohej menjëherë nga vendi. Si shkëmbim, qeveria irakiane liroi disa anëtarë të milicisë që ishin arrestuar më parë.
Grupi ishte përgjegjës edhe për rrëmbimin e Elizabeth Tsurkov (me shtetësi izraelite dhe ruse), e cila u mbajt për 2.5 vjet dhe u lirua vitin e kaluar.
/rtsh.al/