SHBA ka më shumë arsenal bërthamor sesa Rusia

Sipas të dhënave të reja të publikuara së fundi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, SHBA ka 30 për qind raketa balistike me rreze të gjatë veprimi si dhe koka bërthamore më tepër sesa Rusia .
SHBA ka të pozicionuara 882 raketa balistike interkontinentale, raketa balistike të vendosura në nëndetëse dhe bombardues të rëndë, krahasuar me 521 sa ka Rusia.
SHBA gjithashtu ka të pozicionuara 1800 koka bërthamore dhe 1124 hedhës, si dhe bombardues të rëndë, krahasuar me Rusinë që ka të pozicionuara 1537 koka bërthamore dhe 865 hedhës e bombardues të rëndë.
Që të dy shtetet janë të obliguara që të paraqesin shifrat kyçe të arsenalit të tyre bërthamor si pjesë e marrëveshjes START të miratuar nga Moska dhe Uashingtoni më 5 shkurt.