E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerët kinezë sulmojnë adresat në G-mail

Google ka deklaruar se hakerët në Kinë kanë sulmuar e-meilat personalë të qindra zyrtarëve të lartë amerikanë, personelit ushtarak dhe gazetarëve.

Google nuk tha se cilat pjesë të qeverisë amerikane ishin në shënjestër, e as nëse ndonjë informacion konfidencial mund të jetë prekur gjatë sulmit së adresave personale në G-mail.

Ky veprim shënon herën e dytë në 17 muajt e fundit, që Google publikisht identifikon Kinën bazë e një skeme që për qëllim ka rrëmbimin e informacioneve nga rrjeti i kompanisë Google.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›