SHBA kërkon ndërhyrje tokësore ndaj piratëve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë që të lejohen të hyjnë edhe në territorin tokësor të Somalisë për të ndjekur piratët. Vendimi ka ardhur pas pasojave që kanë shkaktuar të paktën 100 sulmet e vitit të fundit nga pirateria në këtë vend. Këshilli i Sigurimit i OKB-së kaloi një rezolute në qershor e cila lejonte vendet që të hyjnë në ujërat somaleze me miratimin e qeverisë së atjeshme tranzicionale dhe të perdorin forcën për të kapur piratët. Nuk është e qartë se sa mbështetje do të gëzoj propozimi amerikan sepse Rusia dhe Kina zakonisht janë të kujdesshme sa i përket ndërhyrjes në vende të tjera.