Dule “tregon detyrat” e integrimit
Tiranë (start)-Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, tha sot se respektimi i të drejtave të minoriteteve është domosdoshmëri për integrimin evropian të vendit. këtë deklaratë, Dule e bëri në një tryezë të organizuar në kuadër të 60 vjetorit të deklaratës së OKB-së për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Temë e këtij debati të organizuar nga PBDNJ, ishte “Minoritetet, pjesëmarrje dhe integrim”. Dule tha ndër të tjera se “vendi ynë është shumë pranë anëtarësimit të plotë në strukturat eurotlantike, kemi statusin e të asociuarit në BE dhe shpresojmë që të marrin statusin e kandidatit”.
"Ne duam një integrim jo për hir të integrimit, por që Shqipëria në çdo qelizë të saj, qoftë ekonomike, kulturore, shoqërore dhe politike të jetë e ngjyrosur me ngjyrën evropiane. “Kjo kërkon kontribut të përgjithshëm të shoqërisë”-vijoi më tej Dule.