“Indipendent”: Dy lajmet e mira për Kosovën
Londër-Gazeta prestigjioze britanike Indipendent , në numrin e saj të sotëm shkruan se për Kosovën ekzistojnë dy lajme të mira. Duke komentuar fillimin e misionit të EULEX-it, gazeta thekson se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka kaluar dukshëm më mirë sesa shpresohej, dhe se ndryshimi i statusit deri më tani është treguar si hap që i ka kontribuar stabilitetit të rajonit. Ndërsa lajmi i dytë i mirë është se BE - me faktin se në Kosovë dërgoi misionin për forcimin e sundimit të së drejtës - po e bën pikërisht atë që duhet, përkatësisht po forcon ndikimin e vet duke e përhapur frymën e tolerancës, kolegjialitetit dhe fleksibilitetit, por gjithmonë në kuadër të respektimit të ligjit.
"Indipendent" konstaton se EULEX-i në Kosovë, dhe misioni ushtarak i BE -së në Bosnjë, tregojnë sesa ka ndryshuar Unioni në krahasim me kohën kur shpërbërja e ish-Jugosllavisë tregoi paaftësinë e tij që të veprojë jashtë kufijve të vet.