SHBA, kreu i FMN-së fajtor për ngacmim seksual, reagon Franca

Drejtori i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar u arrestua dje në aeroportin “JFK” në Nju Jork para nisjes së tij për në Francë dhe u vendos në paraburgim pas dyshimeve për ngacmim seksual në një hotel të qytetit.
“Shtraus-Kahn, shpesh i cilësuar me nofkën ‘DSK’, kandidati socialist i preferuar nga sondazhet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në Francë, u shpall fajtor për ngacmim seksual, sekuestrim personi dhe tentativë përdhunimi kundër një 32-vjeçareje në një dhomë hoteli në Nju Jork”', tha për gazetarët Rajan Sesa, zëdhënës i policisë në Harlem, në veri të Manhatanit.
Sipas burimeve policore, Shtraus-Kahn, 62 vjeç, ishte larguar menjëherë nga hoteli “Sofitel” ku kishte qëndruar, duke lënë telefonin e tij dhe sendet personale.
Ndaj vendimit të drejtësisë amerikane ka reaguar sot qeveria franceze, përmes zëdhënësit Fransua Baroin, i cili kërkoi respektimin e “hipotezës së pafajësisë”.
Ndërkaq, arrestimi i drejtorit të përgjithshëm të FMN-së rrezikon të vështirësojë përpjekjet për zgjidhjen e krizës së borxhit në zonën euro dhe veçanërisht diskutimet për një ndihmë tjetër për Greqinë. Për këtë të fundit Dominik Shtraus-Kahn ka qenë i përfshirë në mënyrë të veçantë.
Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të merrte pjesë nesër në Bruksel në një takim të rëndësishëm për Greqinë me ministrat e Financave të zonës euro, pas një takimi të parashikuar sot me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Arrestimi i tij për ngacmim seksual dhe tentativë përdhunimi në Nju Jork e bëri jo vetëm të pamundur udhëtimin e tij në Evropë, por rrezikon të përbëjë një kërcënim për të ardhmen e tij në krye të një institucioni që bën punën e zjarrfikësit financiar botëror.
Kjo çështje ka të ngjarë të dominojë, të paktën, në prapaskenën e takimit të së hënës. “Kjo çështje përbën vështirësi për zonën euro në një moment kur ajo duhet të përmbushë një plan ndihme prej 78 miliardë eurosh në favor të Portugalisë dhe të parashikojë një ndihmë tjetër financiare për Greqinë”, nënvizoi një diplomat evropian.
Shtraus-Kahn ka luajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet e ndërmarra për shpëtimin e euros dhe mbështetjen e vendeve në vështirësi.
/Start/
2011-05-15 15:19