E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Basha ka dhjetëra vota më shumë se Rama

Megjithatë, kryeministri edhe pse flet me siguri, pret që rezultati përfundimtar të jepet nga institucionet e pavarura, siç është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas kryeministrit, PD-ja ka të dhëna të sakta mbi votimet dhe se ankimimet do të bëhen për çdo votë që nxirret e pavlefshme.

“Unë e përgëzoj z. Basha që nuk doli për të shprehur fitoren. Rama doli me dhjetë vota. Ky rezultat është absolutisht, sipas të dhënave që kemi ne, disa herë më shumë se dhjetë vota që qytetarët e Tiranës kanë dhënë votën për Bashkën. Ne jemi të vendosur të respektojmë vendimin e institucioneve të pavarura, si kundër do të qëndrojmë prapa për vlerësimin e çdo vote të kontestuar. Votat do të kenë çmimin, vlerën dhe peshën e barabartë sepse ky përbën një nga parimet themelore të një vendi demokratik. Askush nuk mund të shkelmojë votën e hedhur me qartësinë më të madhe për kandidatin e preferuar”, tha kryeministri. Më tej, ai i vlerësoi zgjedhjet në tërësi të mira, por edhe për këtë rast-siç theksoi Berisha-fjala u përket institucioneve vlerësuese.

Duke folur për votat në përgjithësi në të gjithë vendin, Berisha tha se koalicioni i djathtë ka fituar 72 mijë vota më shumë se ai i majti. “I dhanë gjer sot rreth 72 mijë vota më shumë Koalicionit për Qytetarin. Po të shohim zgjedhjet e 2009-s me rezultatin aktual, deputet e Partisë Socialiste hyjnë me nga 9 mijë vota në Parlament, ndërsa ata demokratë me 10 mijë vota. Edhe një herë, zgjedhjet kanë qenë lokale dhe unë ndjej keqardhje që disa bashki dhe komuna nuk do të qeverisen nga kandidatët e koalicionit. Por, nga ana tjetër, flamujt janë vetëm politikë. Ky është triumf i vërtetë i platformës së bazuar tek qytetarët. Qytetari i Pari ngadhënjeu mbi platformën “Fajin e ka Saliu””, theksoi kryeministri. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-05-15 12:08
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›