E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, krize mes Palin dhe McCain

Dhe 9 dite e ndajne SHBA-ne nga zgjedhjet presidenciale. Perballe do te vihen kandidatet Obama e McCain ku ky i fundit po has ne telashe te medha. Shtohen zerat per nje krize te mundshme ne kampin republikan dhe shkak per kete eshte bere kandidatja per zv/presidente, Sarah Palin.

“Tashme mes tyre ka nje krize”, thone nen ze bashkepunetore nga te dyja palet qe pranojne se ne kampin republikan asgje nuk po funksionon me si me pare. Ne kulmin e fushates, shume republikane e drejtojne gishtin ndaj Palin, duke e cilesuar si pergjegjesen kryesore te renies se popullaritetit te McCain.

“Ajo eshte e lodhur nga keshillat e stafit te republikaneve”, theksojne mediat pertej Atlantikut, te cilat shtojne, “Palin po i injoron gjithmone e me shume keshillat e eksperteve, duke bere ate qe ajo mendon vete”.

Me ironi, gazeta “Huffington Post” shkruan, “Sa here qe Palin hap gojen per te folur, Partia Republikane dridhet”. Me pak fjale, vendimi i McCain per te zgjedhur palin ne postin e kandidates per zevendese ne fillim u cilesua nje levizje mjaft e zgjuar, por tashme duket se gjithcka po i kthehet kunder, duke i shkaterruar punen e madhe te tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›