E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koshtunica: Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës

Beogradi mund të njohe Republikën e Kosoves. Keshtu paralajmeron ish-kryeministri serb Vojislav Koshtunica, partia e të cilit tashme ndodhet ne opozitë. Koshtunica deklaroi se qeveria aktuale po gabon duke njohur EULEX te projektuar nga Ahtisari, duke u bere keshtu bashkëfajtore ne krijimin e nje pseudoshteti ne territorin serb 

BEOGRAD-Qeveria aktuale e Beogradit do ta njohë shtetin e Kosovës. Ky paralajmërim vjen nga ish-kryeminstri serb Vojislav Koshtunica për gazetën “Vecernje Novosti”. Koshtunica tashmë në opozitë, njofton se njohja e Kosoves do te jetë e shpejte pasi sic shpjegon ai, “Beogradi po pranon tashmë misionin EULEX në Kosove”.
Ish-kryeministri serb Vojisllav Koshtunica, lider i partise demokratike serbe deklaroi për gazetën “Vecernje novosti” se kjo qeveri do te jete bashkëfajtore ne krijimin e nje pseudoshteti ne territorin serb. Koshtunica argumentoi se pranimi i misionit te BE-së ne Kosove do te thote njohje e pavaresise se Kosoves. Me tej Koshtunica tha se misioni EULEX i projektuar nga Ahtisari per t’i rrembyer Serbise Kosovën eshte dislokuar prej muajsh ilegalisht ne Kosovë. Sipas tij qeveria aktuale po fshihet pas nje vendimi te KS te OKB per te pranuar misionin EULEX, duke iu referuar faktit se presidenti Tadic ka vene si kusht miratimin nga KS te EULEX, para se Beogradi te bjere dakord. Gjithashtu ai deklaroi se kurre me pare nuk jane bere vendime kaq te rendesishme prapa kurrizit te parlamentit dhe popullit. “Kjo sepse qeveria nuk ka kurajo t’i kërkojë parlamentit të njohë EULEX-in dhe per rjedhoje pakon Ahtisari. Ndërkohë ambasadori amerikan në Serbi, Kamerun Munter ka thënë se udhëheqja serbe e kuptoi rolin e BE-së në Kosovë, duke pranuar misionin EULEX. Beogradi ende nuk e ka pranuar zyrtarisht këtë mision, por thuhet se kjo eshte arritur konsensus me BE-në.

(d.b/B92/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›