SHBA, nxehet fushata elektorale

Ne Nju Meksiko, Obama kerkoi te hiqte paralele mes politikave te McCain dhe atyre te presidentit ne ikje, George W. Bush.
“Se bashku ne nuk mund te deshtojme jo tani kur kemi nje krize per te zgjidhur, nje ekonomi per te shpetuar. Kur kaq shume amerikane jane pa pune dhe pa shtepi, John Mcain thote se ka pasur pakenaqesit e tij ndaj Bushit dhe keto tete vjet ka votuar pro tij ne 90 perqind te kohes. Eshte si te thuash Robini eshte merzitur me Batmanin”, eshte shprehur Obama.
Anketimet ne rafsh kombetar tregojne se kandidati dmeokrat e ka thelluar edhe me tej kryesimin ndaj McCain me gati dhjete shtete te fituara nga George Bush ne 2004-en.
Ndersa vete republikani po luan ne mbrojtje kunder revanshit te Obames. McCain po mundohet me te gjitha forcat te mbroje Nju Meksikon dhe shtete te tjera qe tradicionalisht kane votuar per partine e tij.
“Ngihuni dhe luftoni! Ja vlen te luftosh per Ameriken. Asgje ketu nuk eshte e paarritshme. Ne nuk heqim kurre dore, ne nuk terhiqemi kurre, ne nuk fshihemi prapa historise, ne bejme histori. Tani le t’i fitojme keto zgjedhje dhe ta cojme perpara kete vend”, tha McCain.
Edhe kandidatet per zevendespresidente kane vazhduar fushaten. Republikania Sarah Palin foli ne shtetin e Ajouas, nje dite pasi eshte marre ne pyetje me akuzat per abuzimin me detyren.
Nga ana e tij demokrati Joe Biden vazhdoi fushaten ne Virxhinia, shtet ku asnje kandidat demokrat nuk ka fituar qe prej vitit 1964.