SHBA, lajme të mira për Obamën

Barack Obama (foto AFP)
Një sondazh i fundit jep lajme të mira për presidentin amerikan Barak Obama. Rezultati tregon se në tre shtete, Obama ka pëlqimin e shumicës së amerikanëve për një mandat të dytë.
Sondazhi i Quinnipiac University tregon se në Florida, Obama udhëheq përkundrejt Mitt Romney, 49% me 42% ndërsa Rick Rantorum 50% me 37%.
Në Ohaio, Obama mposht Rommney 47 me 41 dhe Santorum 47 me 40.
Në Pennsylvania, Obama ka një avantazh të lehtë ndaj Romney 45 me 42 ndërsa më i thelluar është avantazhi përkundrejt Santorum, 48 me 41.
Megjithatë ky sondazh është shumë larg nga mbajtja e zgjedhjeve presidenciale dhe ky sondazh është një e indikatori i vogël lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit. /F.S/