E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Brenda vitit do të mbjellim 10 mijë pemë

TIRANE- Bashkia e Tiranës ka si qëllim mbjelljen e të paktën 10.000 pemëve të reja në kryeqytet brenda këtij viti. Kreu i Bashkisë, Lulzim Basha ka inspektuar sot punën që po kryhet për mbjelljen e pemëve të reja, në  zonën e Kombinatit, ku në rrugën Llazi Miho u mbollën 60 pemë (shumica bli), të cilat zëvendësuan pemët që ishin të dëmtuara e  të thara, përgjatë kësaj rruge.

Qëllimi ynë është që brenda këtij viti, të mbjellim 10 000 pemë të reja në Tiranë dhe ju siguroj se ky është viti me mbjelljen më të ulët në planifikimin e Bashkisë, për katër vitet e ardhshme, sepse një nga qëllimet kryesore të Bashkisë është përmirësimi i cilësisë së jetës dhe kjo vjen duke zgjeruar hapësirën e gjelbër, hapësirë e cila i është tkurrur këtij qyteti për 20 vite me radhë, si rezultat i dendësimit të popullsisë, lëvizjes demografike, ndërtimeve e sigurisht mungesës së një plani Asgjë nuk do të kursehet, për të mbrojtur hapësirat e gjelbra, për ti zgjeruar ato, për të hapur hapësira të tjera të gjelbra dhe kjo është në fokus, edhe të Planit të ri Urbanistik, i cili që nga lagjet e vjetra të qytetit, tek lagjet e reja dhe tek zonat e mëdha publike, kryqëzimet e rrugët kryesore parashikon 3 dhe 4-fishim të gjelbërimit, të zonave të gjelbra dhe pemëve theksoi Kryebashkiaku Basha.

Deri tani, sipas të dhënave të Bashkisë janë mbjellë rreth 3850 pemë.

Në të tjera, Basha bëri të ditur se aktualisht ka përfunduar 95% e rikonstruksionit të rrugëve më të amortizuara të Tiranës, ndërsa nënvizoi se së shpejti do të çelen prokurimet, për të gjithë projektet madhore të parashikuara në buxhetin e këtij viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›