SHBA, marreveshje me Indine
Marreveshja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per furnizimin e Indise me lende djegese atomike e kaloi pengesen e pare parlamentare. Ne dhomen e perfaqesuesve votuan 298 deputete pro marreveshjes dhe 117 kunder. Presidenti i Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush i beri thirrje senatit, qe te ndjeke shembullin e dhomes se perfaqesuesve. Kjo marreveshje berthamore konsiderohet si shtylle e nje partneriteti te ri strategjik mes Indise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne nje kohe qe marredheniet midis dy vendeve per vite te tera kane qene te ftohura. Ne kuader te kesaj marreveshjeje India eshte shprehur e gatshme te lejoje inspektimin nderkombetar ne reaktoret berthamore civile te saj.