Irani hedh poshte rezoluten e OKB-se
Irani ka hedhur poshte rezoluten e fundit te Kombeve te Bashkuara qe i ben thirrje Teheranit te nderprese programin e pasurimit te uraniumit. Irani tha se ky zhvillim nuk ishte konstruktiv dhe tregoi mungesen e unitetit ne Keshillin e Sigurimit. Kryenegociatori iranian, Saeed Jalili, tha se rezoluta shkaktonte 'mosbesim' dhe nuk do te ndihmonte paqen dhe sigurine. Diten e merkure, presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad paralajmeroi se do t'u rezistonte "fuqive prepotente" qe perpiqeshin te shtypnin ambiciet berthamore te Iranit. Dokumenti qe u miratua ne menyre unanime ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, i ben thirrje Teheranit qe te respektoje rezolutat e meparshme per nderprerjen e aktiviteteve berthamore dhe te bashkepunoje me Agjencine mbikeqyrese te OKB-se per Energjine Atomike. Megjithate, kjo rezolute nuk vendos sanksione te reja. Rezoluta eshte nje dokument i arritur me kompromis pasi Rusia refuzoi te diskutonte sanksione te tjera. Teherani eshte akuzuar nga disa vende, perfshire Shtetet e Bashkuara te Amerikes se po zhvillon programin e armeve berthamore. Projekti i rezolutes u prezantua pas nje takimi surprize te ministrave te jashtem ne Nju Jork dhe bisedimeve mes Rusise dhe SHBA-se. Nderkohe qe Rusia ka thene se nuk e shihte te nevojshme qe fuqite e medha te takoheshin te enjten ne Nju Jork per te diskutuar ceshtjen e programit berthamor te Iranit. Kremlini ka bashkepunuar me SHBA-ne dhe aleatet perendimore per ceshtjen e Iranit dhe eshte kunder prodhimit te bombes nga Teherani. Por pas krizes ne Gjeorgji, marredheniet mes Moskes dhe kryeqyteteve perendimore, jane tensionuar. Ajo ka deklaruar se nuk e shihte te arsyeshme vendosjen e sanksioneve te reja mbi Teheranin. Ministrat e Jashtem nga fuqite kryesore duhet te takoheshin ne Nju Jork ne kuader te sesionit te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, per te diskutuar mundesine e vendosjes se sanksioneve te reja mbi Iranin. Kjo pasi Teherani nuk e pezulloi procesin e pasurimin te uraniumit pavaresisht nga thirrjet e vazhdueshme te Keshillit te Sigurimit per ta bere kete. SHBA i ka thene Iranit edhe me pare se duhet te vendose midis konfrontimit dhe bashkepunimit ne mosmarreveshjen lidhur me programin berthamor. Mbi kete ceshtje ka pasur edhe bisedime te nivelit te larte midis fuqive kryesore dhe Iranit ne Gjeneve. Por gjithashtu Irani i ka mohuar te gjitha mundesite per ndalimin e pasurimit te uraniumit ne shkembim te disa iniciativave perendimore.