E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: Njohja nga fqinjet, sinjal per njohje tjera

Kryetari i Kosoves, Fatmir Sejdiu deklaroi dje se vendet fqinje Maqedonia dhe Mali i Zi kane shprehur qellimin dhe deshiren tyre, per nje fqinjesi dhe bashkepunim te mire mes vendeve tona. Sipas parashikimeve te presidentit, njohja e Kosoves nga Maqedonia dhe Mali i Zi nuk do te vonoje shume. "Une mund te them se te dy presidentet, edhe ai Maqedonise, edhe ai i Malit te Zi, kane shprehur vertet nje perkushtim te vecante per te vleresuar ecjen pozitive qe ka bere Kosova, ndjenjen e tyre, sikurse edhe ne vete, per nje fqinjesi dhe bashkepunim te mire mes vendeve tona, dhe mendoj se nuk do te jete larg procesi i njohjes nga ana e te dy vendeve", theksoi presidenti kosovar. Presidenti Sejdiu vleresoi se njohja nga vendet fqinje eshte mjafte e rendesishme per shtetin e Kosoves. "Per ne do te jete shume e rendesishme, se me kete mbyllet cikli i njohjes se Republikes se Kosoves nga vendet fqinje, me perjashtim Serbine, e cila ka nje qasje tjeter, e cila deshiron ta veje ne banke te zeze te gjithe bashkesine nderkombetare per bemat e keqija te saj te drejtperdrejta, por ne shpresojme, se praktikisht, kjo mbyllje e ketij cikli, do te jete nje sinjal i jashtezakonshem edhe per vendet e tjera, te cilat jane larg gjeografikisht nga Kosova", perfundoi Sejdiu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›