Vrasja e 17-vjecarit, identifikohet vrasësi
SHKODER-Policia e Shkodrës bëri të ditur sot se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e vrasjes së një17 vjecari, vrasje që ndodhi dje në mbrëmje pranë Universitetit të Shkodrës. Burimet e lartpërmendura bëjnë të ditur se vrasësi është një 18 vjecar nga Shkodra. “Autori I vrasjes është A. Brahimi 18 vjec. Dyshohet se Brahimi qëlloi me pistoletë shtetasin Eduart Thana, 17 vjec”, thanë burimet.
Policia dyshon se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.
Autori i vrasjes tashmë është shpallur në kërkim nga policia.
Vrasja
17-vjeçari Eduart Thana nga qyteti i Shkodrës gjeti vdekjen mbrëmjen e djeshme pas një atentati me pistoletë ndaj tij, ndërkohë që dje në mbrëmje policia nuk ka dha asnjë informacion lidhur me motivet dhe atentatorin e të riut. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Shkodrës, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së hënë në afërsi të "Trumës së Dugajve të Reja", në lagjen “Fahri Ramadani”, pranë rrugës muzeale dhe Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës.
"Viktima e atentatit është 17-vjeçari Eduart Thana, lindur dhe banues në qytetin e Shkodrës", - shtojnë burime të policisë. Pas ngjarjes policia konfirmon se ka bërë shoqërimin e 12 vetëve.
Atentati ndaj 19-vjeçarit Thana ka ndodhur në momentin kur sapo ka dalë nga një lokal në afërsi të universitetit, në kohën që po debatonte me një person. Burimet e mësipërme shtojnë se në drejtim të Thanës është drejtuar një automjet, në të cilin ishin dy persona. Pikërisht prej tyre, në momentin që ai ka tentuar të futet në një lokal lojërash elektronike, është ndjekur dhe është qëlluar disa herë me pistoletë. Pas atentatit, personat që qëlluan drejt 17-vjeçarit janë larguar me shpejtësi me makinë. Megjithëse është nisur për në spital, i riu nuk ka mundur të mbijetojë. Tre plumbat e pistoletës që mori në trup i sollën vdekjen.
(d.b/BalkanWeb)