Shorti i Champions League Ancelotti i kenaqur

Shorti i Ligës së Kampioneve e ka kënaqur teknikun e Chelsea, Carlo Ancelotti, që mendon se kriza e rezultateve për skuadrën e tij ka marrë fund. Në raundin e dytë të kompeticionit më të rëndësishëm europian, londinezët do të gjejnë përballë Copenhagen, në një sfidë aspak të parezistueshme për blutë.
''Mendoj se është një short i mirë. Ne nuk kemi pse të jemi të lumtur, sepse është një ndeshje e Champions dhe Copenhagen bëri performanca të mirë në grup. Ata barazuan me Barcelonën në shtëpi dhe luajtën shumë mirë edhe jashtë fushës. Kanë një skuadër të mirë, por nuk kanë shumë eksperiencë në Champions, porn e duhet të bëjmë kujdes'', vlerësoi italiani.
E ndërkohë, ideja që po konkretizohet për Botërorin 2022 në janar, që gjithashtu mori edhe mbështetjen e FIFA-s, nuk i shkon për shtat Ancelottit.
''Nuk do të jetë e lehtë të menaxhosh ekipet nëse ka një ndalesë në Janar për Kupën e Botës. Jo vetëm për kombëtaren angleze, por për të gjitha skuadrat europiane. Do të jetë shumë e vështirë ta menaxhosh skuadrën, por nuk e di...'', përfundoi Ancelotti.
Chelsea u rendit në krye të grupin G me 15 pikë, duke lënë pas Marseille, Spartak Moskë dhe Zilina, ndërsa Copenhagen e mbylli grupin D me 10 pikë, vetëm pas Barcelonës, ndërkohë që ndeshja e parë do të luhet në 15 shkurt në Danimarkë.
Eno Skarço