E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ monopol ne tregun e energjise. Ekspertet ERE te marre sanksione

Ekspertet e ekonomise e cilesojne te patolerueshme sjelljen e  kompanise ‘CEZ- Shpërndarja’ me konsumatoret shqiptare. Lush Perpali ekspert dhe ish- drejtues ne Autoritetin e Konkurences shprehet per alsat se kjo situate vjen si pasoje e monopolizimit te shërbime nga CEZ.

“Në Tiranë ka vetëm një zyrë ku mund të marrë faturën nëse nuk të vjen në shtëpi, kur përpara privatizimit ka pasur disa. Në qoftë se do të kishin mundësi për të gjetur një alternativë tjetër furnizimi energjie elektrike, qoftë dhe vetëm për faturën që mundohen ta gjejnë do të ndronin kompani. Duke pasur këtë tendencë kompania do të vihej përpara sikletit që të jetë e rregullt sepse ikin klientët” thotë Perpali.

Ekspertet e ekonomise i tërheqin vëmendjen Entit Rregullator te Energjise qe te marre masa ndaj kompanise. Ata thone se ka nje situate e paqarte mes ERE-s dhe ‘CEZ- Shpërndarjes’.

“Prandaj ka një Ent Rregullator që në rastet kur monopolet veprojnë në treg dhe janë të lejuara për të vepruar vihet një mbikqyrës që është ERE. Po Enti Rregullator ka marrë një vendim që e gjobit këtë kompani për probleme në faturim. Ky ent e ka penalizuar këtë subjekt dhe megjithëse e ka penalizuar këtë subjekt përsëri i plotëson kërkesa të pasqaruara” tha Përpali.

Nese ne vend do te ekzistonin kompani te tjera per te ofruar shërbimet e energjise, akuzimet nga CEZ nuk do te ndodhnin. Por sipas eksperteve kjo kerkon nje kohe shume te gjate përgatitjeje.

Nderkohe, akuzat ndaj ‘CEZ- Shpërndarje’ per mungese te shërbimeve vazhdojne. Vetem nje dite me pare, banoret e nje zone ne Durres u ankuan se ‘CEZ-Shpërndarja’ nuk lidh kontrata me keta qytetare, per pasoje ata qe prej 6 muajsh vuajne mungesen e energjise elektrike.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›