SHBA, mbyllen edhe tre banka të tjera të njohura
Ndërkohë, rregullatorët vazhdojnë të eliminojnë institucionet financiare që kanë probleme me likuiditetin dhe që janë të tejmbushura me kredi të këqija.
Zyra e Sigurimit e Rezervës Federale (FDIC) deklaroi sot se "Warren Bank" në Miçigan u mbyll dhe depozitat e saj u morën përsipër nga "Huntington National Bank" në Ohajo.
"Warren Bank" kishte rreth 538 milionë dollarë asete financiare dhe 501 milionë dollarë në depozita.
"Jennings State Bank" në Minesota gjithashtu u mbyll, depozitat e të cilës i mori përsipër Banka Qendrore e po të njëjtit shtet, ndërkohë që vlera monetare e aseteve financiare të saj arrin në 56,3 milionë dollarë dhe 52,4 milionë dollarë në depozita.
Kurse banka e tretë që u mbyll nga rregullatorët ishte "Southern Colorado National Bank", depozitat e së cilës u morën përsipër nga "Legacy Bank" e po të njëjtit shtet, ku vlera e aseteve finanaciare arrin 39,5 milionë dollarë dhe depozitat 31,9 milionë dollarë.
Në total, falimentimi i tre bankave të fundit do t'i kushtojë Zyrës së Sigurimit të Rezervës Federale (FDIC) një vlerë të kombinuar prej 293 milionë dollarësh.