E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siçili, 18 të vdekur dhe 35 të zhdukur nga përmbytjet

Kryetari i bashkisë së Mesinës, Xhuzepe Buzanka, tha për “Sky TG24” se sot në mëngjes kanë filluar kërkimet nën rrënoja dhe baltë për të gjetur të mbijetuar.

Sipas një bilanci paraprak, rezulton një numër prej 18 të vdekurish, të cilit do t’i shtohen edhe dy persona të paidentifikuar, si edhe 35 persona të tjerë që rezultojnë të zhdukur.

Vetë kryeministri Silvio Berluskoni parashikoi mbrëmë se do të kishte të paktën 50 të vdekur dhe njoftoi se ndoshta do të shkonte në vend për t’u takuar dhe për të folur me njerëzit. Ai e cilësoi situatën si shumë të rëndë.

Natën e së enjtes duke u gdhirë e premte rreshjet e shumta shkaktuan përmbytje,  rrëshqitje dheu dhe baltë, duke shkaktuar bllokimin e rrugëve të komunikimit mes Mesinës dhe disa zonave bregdetare në jug të qytetit siçilian.

Rreth 80 persona kanë mbetur të plagosur dhe 400 të tjerë janë evakuuaar nëpër shkolla dhe hotele të rajonit.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›