E Shtunë, 31 Tetor 2026

Termeti në Sumatra, ndihma nga e gjithë bota

Britani a e Madhe, Australia dhe Koreja e jugut kanë dërguar ndihma në drejtim të ishullit indonezian dhe Bashkimi Europian së bashku me Rusinë do të dërgojnë gjithashtu ndihmat e tyre.

Më tepër se një mijë  persona kanë vdekur dhe mbi tre mijë të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën gërmadha në qytetin e Padangut. Edhe në zonat përreth raportohet për shkatërrime të shumta.

Zyrtarët e Kryqit të Kuq thanë se fshatrat përreth Padangut po vuajnë dëmet e mëdha dhe të përhapura dhe disa prej këtyre fshatrave janë shkatërruar plotësisht.

“Ne gjithashtu kemi nevojë për ujë të pijshëm dhe rroba, sepse rrobat e njerëzve janë djegur nga zjarret. Po ashtu, nevojiten edhe ilaçe për të ndaluar përhapjen e epidemive,”- tha një punonjës i Kryqit të Kuq për agjencinë “Rojters”.

Por është ende e vështirë për të depërtuar në këto zona  dhe pak gjëra dihen me saktësi mbi shkatërrimet apo numrin e personave të vdekur.

Televizionet lokale kanë arritur të marrin disa pamje nga fshatrat e rrënuar dhe njerëzit që nuk kanë ujë të pastër.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›