E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euroimazh Nik Xhelilaj renditet i dyti

Pas cmimeve të një-pas-njëshme në festivaleve të huaja sukesei për Nik Xhelilaj këtë vit nuk ndalet. Dy ditë më parë aktori shqiptar është shpallur ndër dhjetë talentet me të mirë në Europë nga organizata Euroimazh në kategorinë “Shooting Stars”. Përzgjedhja është bërë mes 38 vendeve europiane dhe Xhelilaj  renditet mes 10 aktorëve më të mirë ga vende si Britania, Hollanda, Suedia, Spanja, Gjermania apo Irlanda.

"Personalisht për mua është dhurata më e bukur e fundivitit. Mesazhet kanë qenë të pafundme, shoh dhe reagimin e njerëzve në përgjithësi, sepse në fund të fundit publiku jonë është pak tifoz i cdo gjëje që ka lidhje me promovimin e dickaje shqiptare. Unë jam i bindur që ky publik kur të shoh Nik Xhelilajn në tapetin e Berlinales këtë duhet të krenohen, dhe unë i ftoj që të krenohen", thotë aktori Nik Xhelilaj.

Roli në filmin “Shqiptari” është ai me të cilin Xhelilaj u vlerësua në kategorinë shooting stars Aëard. Pjesëmarja e në festivalin e Berlinit në shkurt është shpresa për kapërcimin e kufijëve të kienmatografisë shqiptare.

"Kjo organizatë ndihmon që të cojë sa më shpejtë ty në produksione, apo projekte që janë duke u xhiruar po dhe xhirohen së shpejti dhe kontakti bëhet më i drejt për drejtë, plus që është dhe piedestali me të cilin kjo organizatë të ngre ty si aktor. Sigurisht, priten kontakte, unë shpresoj që të më ndjek i njëjti fat i vitit 2010 dhe të kem mundësi ta konkretizoj me një punë sa më të shpejtë", tha ai.

Aktori 27 vjecar, është i bindur se gjithëcka është fryt i punës dhe talentit, por mes raportit të këtij të fundit dhe fatit, Niku përgjigjet: "Unë me talent konceptoj shumë punë personalisht. Ti mund të punosh dhe 500 herë në ditë dhe fati të duhet pesë mijë herë. Ka aktorë dhe në Shqipëri që janë shumë të talentuar dhe kur vjen puna, fati qëlloi që Niku të ishte në projekt. Pa dyshim, që fati duhet të të shoqërojë kudo".

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›