SHBA miraton rezolutë mbi programin bërthamor të Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një rezolutë, sipas së cilës, Irani duhet të ndalohet, para se të arrijë “kapacitetet e armëve bërthamore”. Për rezolutën votuan 401 për dhe 11 kundër.
Dhoma, po ashtu riafirmon “kundërshtimin e çdo politike që mbështetet në represionin, si opsion i reagimit ndaj kërcënimit bërthamor të Iranit”.
Kritikët thonë se rezoluta mund ta afrojë SHBA-në më afër luftës me Iranin.
Ajo nuk i jep mandat administratës për ndonjë aksion specifik.
Izraeli këmbëngul për aksioni ushtarak ndaj Iranit, që sipas tij, do ta pengonte atë nga arritja e kapaciteteve për armët bërthamore.
Administrata e Obamës nuk e ka përqafuar këtë ide.
Rezoluta është miratuar para bisedimeve të javës së ardhshme mes Iranit dhe 6 fuqive botërore, që zhvillohen në Bagdad.