E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA mirëpret marrëveshjen OKB-Irak

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur marrëveshjen e re ndërmjet Irakut dhe OKB-së, për të rivendosur rreth 3400 iranianë nga një kamp në Irak.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, ka thënë përmes një deklarate se kjo marrëveshje shënon “një hap të rëndësishëm përpara për gjetjen e një zgjidhje humane për situatën e tanishme” në Kampin Ashraf.

Në deklaratë thuhet se Uashingtoni është “inkurajuar nga vullneti i qeverisë irakiane për të zhvilluar këtë plan” duke shtuar se Shtetet e Bashkuara presin që Iraku të zbatojë të gjitha përgjegjsitë e veta që dalin nga kjo marrëveshje.

Klinton ka shtuar se zyrtarët e ambasadës amerikane në Irak do të vizitojnë vendodhjen e re të iranianëve “rregullisht dhe shpesh herë” për të parë progresin e kësaj marrëveshje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›