Sulm në një fabrikë në Rusi

Persona të armatosur kanë hyrë në një fabrikë të Rusisë për të vjedhur platinium me vlerë 5.7 milionë dollarë.
Grabitësit mbanin rojet në shënjestër të armëve në qytetin jugor Astrakhan, rreth 1300 kilometra në jug të kryeqytetit të Moskës.
Zëdhënësi i policisë, Petr Rusanov, tha se rreth 100 deri në 150 kilogramë platinium ishin vjedhur, por askush nuk është plagosur.
Ai tha se policia ka ngritur postblloqe në të gjithë vendin dhe janë shpallur në kërkim një grup prej 10 deri 12 të dyshuar.