Vdes në spital shqiptari, u rrah në një burg grek
ATHINE-Një shtetas shqiptar i rrahur barbarisht tri ditë më parë në burgun e Korfuzit në Greqi gjeti vdekjen në spital si pasojë e plagëve të marra. Sipas autoriteteve greke, shtetasi shqiptar Lulzim Kago, 28 vjeç, kurohej pre dy ditësh në spitalin e Janinës ku nuk arriti ti mbijetonte plagëve të pësuara në një përleshje të dhunshme brenda burgut.
Trupi i pa jetë i emigrantit pritet të kthehet në atdhe për ceremoninë mortore.
Policia greke tha ndërkohë se ka nisur një hetim në lidhje me rrethanat e përleshjes së ndodhur në burg ku ndodhi plagosja e shqiptarit. Ngjarja e rende ndodhi tre dite me pare ne je burg te Korfuzit ku shqiptari persoi plagosje te rende gjate perleshjes me te burgosur te tjere.. Në burgjet greke ndodhet një numër shtetasish shqiptarë të cilët janë arrestuar dhe dënuar në Greqi. Shumica prej tyre kanë vërejtje per padrejtësi në proceset gjyqësore atje, kryesisht me rastet e përkthimit të akteve gjyqësore por edhe me qëndrimin racist të gjykatave dhe autoriteteve të drejtësisë.
(d.b/BalkanWeb)