E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Afganistan, ushtari s`donte të shkonte në mision

Ushtari i cili vrau disa ditë më parë 16 civilë në Afganistan nuk dëshironte të shkonte në mision në këtë shtet.
 

Avokati Xhon Henri Braun, i cili është caktuar ta mbroj ushtarin amerikan ka theksuar se klienti i tij kishte hezituar të shkonte në këtë vend, pasi ky ishte misioni i tij i katërt.
 

Sipas tij, ushtari më parë ishte plagosur dy herë dhe se familja e tij mendonte se ai e kishte kryer pjesëmarrjen e tij në luftë.
 

Avokati Braun tha se nuk ka shumë informacione për ngjarjen por ka kundërshtuar raportet e publikuara se ushtari ishte nën efektin e alkolit dhe kishte probleme me stresin.
 

Ai tha se familja e ushtarit të akuzuar nuk ka dijeni për ndonjë problem me alkoolin, ndërsa martesa e tij është përshkruar si shumë e mirë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›