E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belgjikë, ditë Zie për viktimat që humbën jetën në Zvicër

Në Belgjikë sot mbahet ditë zie për viktimat e aksidentit rrugor, që ndodhi të martën në Zvicër.
 

Autobusi me të cilin udhëtonin 52 persona u përplas me një tunel në Zvicër dhe për pasojë vdiqën 28 persona, përfshirë 22 fëmijë. Fëmijët po ktheheshin me autobuz nga një turne dimëror në Zvicër.
 

Nga kjo përplasje shpëtuan 24 persona, por numri më i madh i tyre kanë dëmtime serioze.
 

Disa media në Belgjikë dhe Zvicër kanë raportuar se shoferi ishte ndezur një DVD, pak para se të ndodhte fatkeqësia. Këto deklarata, sipas mediave, i kishin bërë disa prindër të fëmijëve që kanë shpëtuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›