SHBA mosbesuese ndaj avionit kinez të pakapshëm nga radari

Avioni i ri luftarak i pakapshëm nga radari, i quajtur J-20, nuk supozohet të kryejë operacione deri në vitin 2017, por një komandant i forcave ajrore kineze theksoi për Televizionin kinez në vitin 2009 se testimi i tij do të fillojë shumë më herët. Avionë të tillë si F-22 i SHBA-ve, janë të dizajnuar për të mos u kapur nga radari dhe nga anti-ajrorët.
“Ne jemi përpara planeve të tyre në zhvillimin e këtij ‘luftëtari’ të gjeneratës së pestë”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Col.
Shfaqja e fotografive gjatë testimeve të avionit vjen në kohën që Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates do të shkojë në Kinë këtë fundjavë për të diskutuar marrëdhëniet ushtarake të SHBA-ve me shtetin komunist. Ndërsa, më vonë gjatë këtij muaji, Presidenti Hu Xhintao do të vizitojë Uashingtonin për një samit me Presidentin Barak Obama.
“Ushtria kineze mund ta kishte pastruar zonën lehtësisht, por ata e kontrolluan këtë duke lejuar vetëm marrjen e fotove me rezolucion të ulët me anë të celularëve”, theksoi eksperti Richard Fisher.
Pentagoni nuk po i merr seriozisht këto foto duke theksuar se kinezët kanë problem me avionin e gjeneratës së katër, e detyrimisht avioni i gjeneratës së pestë është disa vite larg.
/Start/F.Prroni/
2011-01-06 16:31
[