E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gbagbo dëbon ambasadorët e Britanisë dhe Kanadasë

Me anë të  një komunikate, Gbagbo theksoi se e ndërmerrte këtë si masë reciproke ndaj njohjes së kundërshtarit Alassane Ouattara, si president i ligjshëm i Bregut të Fildishtë nga ana e dy shteteve. Të dy shtetet u shprehën se veprimi nuk ishte i vlefshëm.

Komuniteti ndërkombëtar ka njohur Alassane Ouattaran si fitues i zgjedhjeve presidenciale në nëntorit, ndërkohë Gbagbo nuk e njohu rezultatin e zgjedhjeve duke pretenduar se ka pasur manipulime.

Ouattara i ka kërkuar forcave speciale afrikane për të larguar Gbagbon nga pushteti, të cilin e mbante në mënyrë të paligjshme.

/Start/F.Prroni/

                                                                                             2011-01-07 09:25
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›