E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtarët izraelitë vrasin të moshuarin palestinez në shtrat

Ushtria marshoi në Hebron për ri-arrestimin e gjashtë anëtarëve të Hamasit, të cilët ishin liruar nga Autoriteti Palestinez një ditë më parë pas ndërhyrjes së emirit të Katarit.

Burimet mjekësore theksuan se një 65-vjeçar, i cili raportohet të ishte i paarmatosur, ishte sjellë i vdekur në spital me shumë plumba në pjesën e sipërme të trupit.

I moshuari, Amr Qawasme, ishte në gjumë kur ushtarët hynë në shtëpinë e tij para agimit. Bashkëshortja e tij Sofije, theksoi se trupat hynë në dhomë pas shpinës së saj. Kur ajo shkoi brenda dhomës e gjeti të shoqin të mbuluar me gjak.

“Isha duke u falur kur ushtarët hynë. Nuk e di se si kanë arritur ta hapin derën. Ata më vendosën një dorë për të më mbyllur gojën dhe armën në kokë. Isha e shokuar. Nuk më lejuan të flas. I pyeta ‘çfarë bëtë?’, por ata më kërkuan të hesht.

Reuters shfaqi shtratin ku ishte vrarë i moshuari dhe shenjat e plumbave në tokë.

/Start/F.Prroni/

                                                                                             2011-01-07 09:52
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›