SHBA, moti i nxehtë shkakton 22 viktima

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën këtë javë nga një valë e nxehtë, që ka përfshirë pjesën qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara.
Parashikuesit e motit thonë se kjo valë është duke lëvizur drejt lindjes dhe se mund të zgjasë me javë.
Shërbimi Kombëtar i Motit tha se 141 milonë njerëz në disa shtete janë vënë nën alarmin e ngrohjes, për shkak të temperaturave të larta.