E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN i kërkon Kinës, rritjen e vlerës së monedhës

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar nga Kina të lejojë monedhën e saj të rritet në vlerë.
FMN-ja tha se juani kinez është nënvlerësuar për 3 deri në 23 për qind.

Sipas të njëjtit burim, kontrollet e monedhës janë duke mbajtur prapa liberalizimin financiar. Kjo do të mund të nxiste një tranzicion për rritje më të qëndrueshme e që do të varej më pak nga eksportet dhe investimet.
 

Në një rishikim vjetor, FMN-ja ka rekomanduar ndryshime, për të cilat thuhet se mund të përmirësojnë standardet e jetës në Kinë dhe të zbusin tensionet me partnerët e saj tregtarë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›