SHBA, ndalohet vjedhja me e madhe e kartave
Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se 11 persona janë paditur në lidhje me vjedhjen e informacioneve të kartave të kreditit dhe debitit të 40 milion njerëzve përmes një mashtrimi të përmasave të mëdha me kompjuterat.
Autoritetet saktësojnë se kjo është vjedhja më e madhe e informacioneve të identitetit që është hetuar ndonjëherë në SHBA.
Personat e paditur përfshijnë individë që banojnë në pesë vende të ndryshme.
Tre prej tyre janë nga SHBA-ja, tre nga Ukraina, dy nga Kina, një nga Estonia dhe një nga Bjellorusia.
Ata akuzohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në sistemet kompjuterike të disa dyqaneve të mëdha në SHBA dhe kanë instaluar programe për të marrë informacionet për kartat, ku përfshihen numrat e tyre, fjalëkalimet dhe informacionet e tjerë të kontit bankar.
Duke njoftuar akuzat, Prokurori i Përgjithshëm, Michael Mukasey tha se rasti tregonte se me hapësirat që ofronte interneti, kriminelët në mbarë botën mund të kishin mundësi të shihnin informacionet personale të shtetasve amerikanë.
Zoti Mukasey tha se forcat policore në mbarë botën e kishin mbështetur hetimin.
"Raste të tilla dërgojnë një mesazh të qartë ndaj atyre që do të përpiqen të abuzojnë me rrjetin kompjuterik për të vjedhur informacine dhe të dëmtojnë njerëzit dhe bizneset që zbatojnë ligjin."
"Nëse e bëni ne do t'ju gjejmë kudo që të jeni në botë, ne do të sigurohemi që ju të arrestoheni dhe të shkoni në burg," tha prokurori Mukasey. (BBC)