E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA ndihme per arsimin shqiptar

Ambasada amerikane ne Shqiperi ka mundesuar financimin per rikonstruksionin e Shkolles se Mesme te Bashkuar Gjon Prenga ne fshatin Kalivac te Lezhes.

Ky objekt i ri gezon te gjithe infrastrukturen per te zhvilluar nje proces mesimor brenda te gjitha standarteve. Vlera e investimit financuar nga zyra e SHBA-ve eshte 591 mije dollare. Zevendes shefi i misionit Paul Polites u shpreh se Shtetet e Bashkuara do te vazhdoje te financoje ne zhvillimin e arsimit ne Shqiperi si dhe ne fusha te tjera. Kryetari komunes ka falenderuar diplomatin amerikan per ndihmen e dhene.

Gjithashtu edhe perfaqsuesi i kishes katolike te zones kane falenderuar donatoret dhe kane falenderuar me nje dhurate simbolike. Ne shkollen e mesme Gjon Prenga ne Kalivac mesojne rreth 220 nxenes te cilet me kete investim do te kene kushte shume te mira. Investimi i nisur ne vitin 2009 ka konsistar ne rikonstruksionin total ndertimor pajisjen me banka sistem e higjienes laboratoret e informatikes etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›