E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA ndihmonë Shqipërinë për sigurinë e kufijve

Pajisjet e siguruara nga amerikanet do të përdoren në pikat kufitare të Shqipërisë për të parandaluar kalimin e paligjshëm të materialeve nukleare ose teknologjive me përdorim të dyfishtë. 

TIRANE-Misioni i Sh.B.A. për Asistencë në Eksporte dhe Sigurinë e Kufijve i dorëzoi Policisë Kufitare dhe Doganave Pajisje për Kapjen e Materialeve Radioaktive

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Sh.B.A. Steve Cristina dhe Shefi i Misionit të Sh.B.A. për Asistencë në Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë së Kufijve (EXBS) Mattheë Jones morën pjesë së bashku me Drejtorin e Doganave Përparim Dervishi, Drejtorin e Policisë Kufitare Pëllumb Nako dhe Shefin e Zyrës për Mbrojtjen nga Radioaktiviteti Rustem Paçi në një ceremoni për dhurim pajisjesh. Sic beri te ditur zyra per shtyp e Ambasades Amerikane, ne kete takim Cristina theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me autoritetet shqiptare për forcimin e kontrollit dhe sigurisë së kufijve si mjet për të mundësuar sigurinë e shqiptarëve dhe më gjerë.

Sipas te njejtave burime, pajisjet e siguruara nga EXBS do të përdoren në pikat kufitare të Shqipërisë për të parandaluar kalimin e paligjshëm të materialeve nukleare ose teknologjive me përdorim të dyfishtë. Vlera totale e projektit, përfshirë pajisjet dhe trainimet përkatëse, shkon në 400 mijë dollarë.

Dhurimi i pajisjeve u parapri nga një trainim në Skodër dhe në pikën e kalimit të kufirit të Hanit të Hotit. Njëzetë e dy oficerë të Doganave dhe Policisë Kufitare u trainuan në përdorimin e pajsijeve dhe teknikave të kërkimit në pika kufitare nga dy instruktorë të Doganave dhe Policisë Kufitare të Sh.B.A.

Që nga fillimi i aktivitetit në Shqipëri në 2005, EXBS ka organizuar 20 trainime për më tepër se 130 oficerë të Doganave, Policisë Kufitare dhe Zyrës së Mbrojtjes nga Radioaktiviteti. EXBS punon ngushtë me Doganat dhe Policinë Kufitare shqiptare për t’i ndihmuar në arritjen e standarteve të kërkuara të sigurisë në pikat kufitare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›