Policimi ne komunitet
Policimi në komunitet ka mbledhur në një aktivitet të përbashkët drejtuesit e ministrisë së brendshme, të policisë së shtetit, ambasadës suedeze dhe përfaqësues të organizatavë të përzgjedhura për projektet që ndihmojnë strukrurat e policisë. Në qarkun e Tiranës janë zhvilluar tre projekte pilot në bazë të skemës së grandeve të vogla të cilat synojnë përmirësrimin e aftësive të Policisë në mënyrë që të ofrohet siguri dhe rend qytetarëve.
Tre projektet “Policimi në komunitet” kanë në fokus të rinjtë e grup moshës 12-18 vjeccare në përmirësimin e identifikimin e mënyrave të bashkëpunimit mes të rinjve dhe policisë. Qëllimi i policimin në komunitet është forcimi i i marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe komunitetit me synimin për të parandaluar krimin. Projektet e para të cilat financohen nga skema e grandeve të vogla do të fillojnë të implemnetohen këtë muaj sakaq në kryeqytet ka filluar tashmë.